Vuçiq flet në telefon me Cholletin, Kosova temë diskutimi

Aktuale

Vuçiq flet në telefon me Cholletin, Kosova temë diskutimi

Më: 17 maj 2023 Në ora: 19:20
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me këshilltarin special, në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet.

Siç bëjnë të ditur mediat serbe, mes tyre, temë diskutimi ishte Kosova, bashkëpunimi dypalësh Serbi-ShBA si dhe situata në rajon.

”Vuçiq dhe Chollet, deklaruan se marrëdhëniet serbo-amerikane po zhvillohen në një drejtim të mirë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, siç dëshmohet nga rritja e shkëmbimeve tregtare, njoftoi shërbimi për bashkëpunim me mediat i Presidentit të Republikës”, specifikon Tanjug.

Tutje theksohet që presidenti i ka theksuar diplomatit amerikan se sot është vendosur fluturimi i Air Serbia ndërmjet Beogradit dhe Çikagos, i cili do të forcojë edhe më shumë lidhjet serbo-amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat