Kajtazi: Serbët kanë potencial të shkaktojnë incidente kur atyre u duhen

Aktuale

Kajtazi: Serbët kanë potencial të shkaktojnë incidente kur atyre u duhen

Më: 17 maj 2023 Në ora: 19:23
Fadil Kajtazi

Njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi ka thënë se në rast se në kohën e betimit të kryetarëve të komunave veriore ndodhë ndonjë incident ato shkaktohen nga shërbimet intelegjente serbe.

“Incidentet e mundshme nuk mund të ndodhin si shkak i banorëve serb të pjesës veriore. Incidentet e mundshme mund të vijnë nga implikimi i shërbimeve intelegjente serbe, të cilët përmes strukturave të tyre në atë pjesë do të përpiqen që ta komprometojnë këtë proces dhe kjo si duket në heshtje e ka miratimin e bashkësisë ndërkombëtare për arsye se reagimet e bashkësisë ndërkombëtare për këtë proces janë dualiste dhe organet shtetërore duhet ta kenë parasysh edhe këtë faktor që mua ma merr mendja është një prej faktorëve kyç që ndikon në zhvillimet e gjithmbarshme në atë pjesë, por konkretisht në situatën e sigurisë”, është shprehur Kajtazi.

Thotë se pavarësisht që nuk mund të parashikojë se a mund të ketë incidente apo jo, por shton se serbët kanë potencial të bëjnë veprime të tilla në kohen kur atyre u duhen.

“AKI-ja është ajo që është e thirrur që duhet të sigurojë informacion paraprak se çka mund të ndodhë mirëpo në si vrojtues nga jashtë vazhdimisht kemi pa se ata kanë potenciale për të bërë veprime të tilla dhe ata i bëjnë varësisht se kur ju duhen”, ka thënë Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat