Ish-ministri i Brendshëm: Lista Serbe është strukturë kriminale, situata në veri e brishtë

Aktuale

Ish-ministri i Brendshëm: Lista Serbe është strukturë kriminale, situata në veri e brishtë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:07
Ekrem Mustafa

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka thënë se për gjithë situatën që mund të krijohet gjatë betimit të kryetarëve përgjegjëse është Qeveria.

“Sa i përket situatës se çka mund të ndodhë aty është përgjegjëse Qeveria e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme dhe organet e sigurisë në përgjithësi. Ata para se të fillojnë ta bëjnë betimin duhet të organizohen edhe t’i parandalojnë ekseset edhe problemet që strukturat kriminale në veri tentojnë t’i organizojnë”, është shprehur Mustafa.

Sipas tij, situata në veri të vendit vazhdon të jetë e brishtë.

“Situata është shumë e brishtë, patjetër ne si shumicë në Kosovë do të mundohemi t’i fusim serbët në institucione në pjesën veriore, por serbët me direktivë të Beogradit me udhëzimet që iu jep Qeveria e Serbisë ata tentojnë të krijojnë gjithmonë hapësirë që të mos përfundojnë problemet në Kosovë”, ka shtuar ish-ministri.

E, sa i përket Listës Serbe, për ta ka deklaruar se është një strukturë kriminale e cila punon me direktiva të Serbisë.

“Lista Serbe është një strukturë kriminale që është lejuar të krijohet në Kosovë dhe ata janë disa qytetarë të rebeluar të kriminalizuar me direktiva të Serbisë punojnë, me direktiva të bandave kriminale serbe të pushtetit serb, edhe ato janë në gjendje me shkaktua gjithmonë probleme të tilla sepse bëjnë trysni edhe në partitë tjera serbe të cilat mund ta krijojnë një pushtet në veri, por bëjnë trysni që të mos dalin në zgjedhje”, ka deklaruar ish-ministri Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat