Zemaj: Qeveria pretendon se me hapjen e 5 stacioneve policore, e ka shtrirë autoritetin në veri

Aktuale

Zemaj: Qeveria pretendon se me hapjen e 5 stacioneve policore, e ka shtrirë autoritetin në veri

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:22
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, nuk e vlerësoi të vërtetë pretendimin e Qeverisë Kurti, që me hapjen e 5 stacioneve policore, e ka shtrirë autoritetin në veri.

Megjithatë, Zemaj thotë se më sfiduese do të jetë e premtja e kësaj jave, dita e inaugurimit të kryetarëve të komunave në veri të vendit.

“Qeveria Kurti pretendon që me 5 pika policore, e ka shtrirë autoritetin në veri dhe kjo nuk është e vërtetë. Ne i dimë kushtet e policëve atje. E premtja, është një pjesë sfiduese e gjithë kësaj, kemi një proces legal të zgjedhjeve i cili është ushtruar dhe kemi një pjesëmarrje teknike apo minimale. Ajo çka do duhej të ishte tani në vëmendjen tonë, është që betimi duhet të jetë pjesë e përkrahjes. Pavarësisht produktit dhe kjo të jetë në koordinim të plotë me ShBA-të dhe partnerët tjerë. Pa këto, ne mendojmë që do të hyjmë në një fazë të komplikimit dhe të sigurisë, mund të ketë kushte të ndryshme nga faktori ndërkombëtar”, potencoi Zemaj në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndër të tjerash, Zemaj nuk la pa kritikuar edhe qeverisjen Kurti në këto mbi 2 vjet qeverisje.

“Për momentin, ne kemi një Qeveri që ka qenë e paaftë, e papërgjegjshme, më shumë është marrë me demagogji dhe populizëm të tepruar, nuk ka qenë në dëgjueshmëri të partneritetit me ata të cilët kanë mbështetur Kosovën, janë munduar që edhe me ta të sillen njëjtë, sikurse ata janë militant politikë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat