Arifi – Zemajt: LDK i ka thy këmbë e durë për me zgjedhë Osmanin presidente

Aktuale

Arifi – Zemajt: LDK i ka thy këmbë e durë për me zgjedhë Osmanin presidente

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:52
Dritëro Arifi dhe Armend Zemaj

Politologu Dritëro Arifi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës në momentin e ardhjes së zgjedhjeve të fundit në vend “vrapoi” që ta votoj Vjosa Osmanin për presidente, pasi sipas tij, LDK ka qenë e frikësuar se vendi do të shkonte në zgjedhje përsëri.

Këtë veprim Arifi e cilësoi si hije të dobët të LDK-së.

“Shikoni sot çka thotë raporti i State Departamentit, pikërisht për kryeministrin dhe presidenten të cilën ju e keni votu, i keni thy këmbë e durë për me zgjedhë presidenten dhe kjo për mu ka qenë një hije pak e dobët e LDK-së. Në momentin që patën ardhë zgjedhjet LDK-ja vrapoj me e zgjedh presidenten se u frikësojke se mos po shkon në zgjedhje edhe një herë vendi. Pra keni bë disa gabime në hapa, unë e di që edhe herave tjera jeni sakrifiku për disa procese që ka qenë pozitive, po nganjëherë edhe shumë gabime me bë shumë lëshimë, shkel edhe parimet. Pra duhet me pasë shumë kujdes sepse nuk mundet një parti tërë kohën me u anku “, tha Arifi.

Ndryshe Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun.

Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat