Haziri: Pozicioni i Konjufcës nuk lejon më bë blofe, tërheqja nga dialogu është e dëmshme

Aktuale

Haziri: Pozicioni i Konjufcës nuk lejon më bë blofe, tërheqja nga dialogu është e dëmshme

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:36
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me deklaratën e tij, ku kishte thënë se “Nëse dialogu e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, është mirë t’i themi mirupafshim”.

Haziri në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se pozicioni i Konjufcës nuk lejon që të bëhen “blofe”  të tilla.

“Pozicioni i zotëri Konjufca nuk e lejon me bë blofe të tilla. Paralajmërimi për tërheqje mund të jetë i dëmshëm. Për ndërkombëtarë mund të jetë kërcënim”, tha ai.

Por Haziri thotë se Kurti ka ndryshuar dhe se nuk beson që ai do të bëjë akrobacione në negociata.  

“Por Kurti ka ndryshuar. Si nata me ditën. Nuk është më Kurti opozitar, por tani qeveritar i rrethuar nga pushteti. Kjo duket se po i pëlqen. Ka kaluar nga trotuaret në xhipa të zi. Është shkëputur nga qytetarët”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat