Shabani: Qytetarët janë duke e ndjerë varfërinë

Aktuale

Shabani: Qytetarët janë duke e ndjerë varfërinë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:53
Zekrija Shabani

Gazetari dhe analisti Zekrija Shabani tha se Qeveria nuk po i përkrah qytetarët, por po u jepet ndihma.

Ai tha se qytetarët janë duke e ndjerë varfërinë për shkak të pagave të ulëta dhe çmimeve të larta dhe kjo arsye, sipas tij, po i bënë që këta të mendojnë me ikë prej Kosove.

“Nuk është meritë e Qeverisë direkt, pos punës së qeverisë për me e ulë TVSH-në, për me e ulë akcizën e produkteve të ndryshme që kemi kërkua vazhdimisht. Por qytetarët, pra ata që janë duke e ndjerë me të vërtetë, është varfëria. Edhe për këtë arsye, qytetarët tash më lehtë mendojnë, me ikë prej Kosove qysh janë edhe tu ba një pjesë e tyre, se sa me e përballu ketë me marrë rroga të ulëta dhe mos me mujt me e përballu jetesën në këtë vend.

Ajo çka është shqetësuese se këta njerëz me paga të ulëta me çmime të larta, nuk po përkrahen prej Qeverisë, por po iu jepen ndihma, çka e kanë thënë edhe raportet e më hershme edhe i njëjti tash se njerëzit po bëhen dembelë për shkak se po presin prej Qeverisë me ua zgjidh krejt problemet në aspektin socio ekonomik”, tha Shabani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat