Brahimaj: Më 17 maj forcat serbe u detyruan të tërhiqen nga Jabllanica

Aktuale

Brahimaj: Më 17 maj forcat serbe u detyruan të tërhiqen nga Jabllanica

Më: 18 maj 2023 Në ora: 00:03
Lahi Brahimaj

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka rrëfyer momente nga beteja në fshatin Jabllanicë gjatë vitit 1999, e deri tek çlirimi i saj.

Gjatë rrëfimit, Ibrahimaj kujtoi edhe njëherë datën 17 maj, datë kjo kur forcat serbe u tërhoqën nga fshati i Jabllanicës.

“Në muajin prill të vitit 1999, forcat serbe arritën të depërtojnë në një pjesë të Jabllanicës, ku u vra Naser Ibrahimi. Të nesërmen, gjatë këtyre luftimeve u vra Sadri Zeneli në mbrojtje të fshatit. Këtu filluan forcat serbe ta marrin një pjesë të fshatit dhe deri me datën 17 maj,1999 forcat serbe ishin të vendosura në fshatin Jabllanicë dhe me një organizim të mirë, të organizuar nga zona operative e Dukagjinit, djem dhe vajza nga të gjitha drejtimet kanë marrë pjesë, ku me datën 17 maj, në orët e hershme të mëngjesit, forcat serbe tërhiqen duke lënë komplet teknikën, duke u larguar në këmbë nga fshati. Zoti është çdo herë me të fortin dhe me të drejtin”, deklaroi Brahimaj.

I pyetur sa është numri i dëshmorëve të UÇK-së të cilët kanë rënë në mbrojtjet të Jabllanicës, Brahimaj tregoi se deri më tani janë të varrosur 41 dëshmorë.

“Prandaj, familjarët kanë vendosur t’i varrosin ashtu siç kanë qenë në luftë. Në fshat janë të varrosur pa dallim feje e etnie”, tregoi tutje Brahimaj.

Kujtojmë se në Jabllanicë të Dushkajës, kanë rënë 41 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas një beteje me policinë dhe ushtrinë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat