Brahimaj: Vrasja e Shkëlzen Haradinajt ishte moment i vështirë

Aktuale

Brahimaj: Vrasja e Shkëlzen Haradinajt ishte moment i vështirë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 00:24
Lahi Brahimaj

Ish-Gjenarali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ka rrëfyer momentet e vështira të bashkëluftëtarëve të tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Brahimaj theksoi se vdekja e disa prej ushtarëve në frontin e luftës, kishte ndikim negativ tek bashkëluftëtarët e tjerë, madje sipas tij, kjo ndikonte edhe në rënien e intensitetit të luftimeve.

Brahimaj tutje tha se ai kishte rastisë edhe në momentet kur është vrarë Naser Brahimi e Shkëlzen Haradinaj, teksa rrëfeu edhe momente nga këto ngjarje.

“Mbajtja e një kontinuiteti, shembull mu më ka rastisë me qenë afër kur është vrarë Naser Ibrahimi, e kam edhe djalë të axhes por ka qenë një prej luftëtarëve më të zot dhe kam qenë në një pozicion të afërt kur është vrarë, po shumë bashkëluftëtarë janë demoralizuar dhe e vetmja që ju kam thënë është a e doni shumë Naserin ja ku i keni forcat serbe merrne hakun e tij. Momente të vështira, vrasja e Shkelzen Haradinajt kur ushtarët kanë qajtë me lot dhe Ramushi e ka mbajtë atë gjallninë atë… vrasja e luftëtarëve të zot, vrasja e Sadrisë, vrasja e Myrtës, vrasja e djemve të zot me e mbajtë atë tempon, me e mbjatë atë moralin e luftëtarëve, por fati i mirë është që e tham edhe më parë Zoti edhe e drejta kanë qenë në anën tonë nuk kemi shku me luftu diku larg por gjithsecili në truallin e vet. Po një nga ato ishte shembull kur u varros Shkëlzeni dhe njëri nga ushtarët e mori një batanije me ja hudhë mbi fytyrë se s’kishte arkivole, ashtu që mos ti bie dheu mbi fytyrë dhe Ramushi e kapi batanijen dhe ja ktheu ushtarit dhe i tha kjo të duhet ty, Shkëlzeni edhe ashtu ka shku. Ajo është vërtetë diçka rrënqethëse me e bë për një bashkëluftëtar mbajtja e vullnetit, po pse kemi qenë kështu jemi të lirë dhe në qoftë se ne do të kishim bërë ndonjë gabim sigurisht që edhe NATO e Amerika nuk do ta përkrahte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë. Ishte një luftë vërtetë meritore, një luftë që gjithsecili ushtar më shumë ka bë prej idealit që ka pasë se sa prej mundësive teknike që ka pas”, tha ai.

Teksa shtoi se ai dhe bashkëluftëtarët e tij municionin është dashtë ta siguronin me çanta të shpinës të cilat i transportonin nga Shqipëria.

“Shumicën e rrethanave njësitit të kundërshtarëve logjistika iu vinte me kamion 25 metërsh logjistika, ndërsa ne ato municione është dashtë ti siguronim me çanta të shpinës që vinin nga Shqipëria, me një rrugëtim 25 ose 26 orësh dikund. Në çfarëdo rrethana një ushtar prej më të fuqishmëve ngarkonte 35 kilogram municion. Prej vitit 93 deri në 98-tën ndoshta me qindra herë kam bajt municion nga Shqipëria”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat