Lekaj për dorëheqjet në veri: U dëshmua që ata s’ndëgjojnë për rregullat e Kosovës

Aktuale

Lekaj për dorëheqjet në veri: U dëshmua që ata s’ndëgjojnë për rregullat e Kosovës

Më: 18 maj 2023 Në ora: 00:49
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka folur lidhur me dorëheqjet në veri që sipas tij u dëshmuan se serbët nuk i ndëgjojnë rregullat e Kosovës.

“U dëshmua me dorëheqjen e tyre që ata nuk dëgjojnë as rregullat e Kosovës as Kshtetutën e vendit, as ligjet e vendit por ma tepër kanë kokën e kthyer nga Beogradi.

Ne duhet të jemi të vëmendshëm që të mos vie deri të eskalimi i situatës sidomos tani kur po përmendet edhe betimi i kryetarëve të rinjë në veri”, u shpreh ai.

Sipas Lekajt Beogradi është i interesuar për destabilim të Kosovës dhe të veriut por nuk duhet të biem në grackën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat