“Nuk e di kush ia ka mbush mendjen Kurtit”, Haziri thotë se modeli kroat ndodhi me veprime ushtarake

Aktuale

“Nuk e di kush ia ka mbush mendjen Kurtit”, Haziri thotë se modeli kroat ndodhi me veprime ushtarake

Më: 18 maj 2023 Në ora: 06:31
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në T7 se është e vështirë të krijohet modeli kroat i Asociacionit në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk e di kush ia ka mbushur mendjen kryeministri Albin Kurti për modelin kroat.

“Nuk e di kush ia ka mbush mendjen”, thotë ai, teksa shton se modeli i këshillit të serbëve në Kroaci kishte ardhur në rrethana tjera.  

“Modeli kroat ka ardhur pas veprimeve ushtarake. Kjo pasi Republika e Krajinës që ishte krijuar është shpërbërë pas një organizimi ushtarak “Olluja”. Pastaj ka ardhur propozimi të bëhet Këshilli serb që ishte pranuar nga Beogradi”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat