Kërkohet paraburgim për katër të dyshuarit për fajde

Aktuale

Kërkohet paraburgim për katër të dyshuarit për fajde

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M.

Të njëjtit janë të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par.3 lidhur me par.2, të KPRK-ës.

Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj ka zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat