PSD: Kurti në Facebook publikon foto me pasul, në Twitter mbështet komunitetin LGBT

Aktuale

PSD: Kurti në Facebook publikon foto me pasul, në Twitter mbështet komunitetin LGBT

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Partia Socialdemokrate ka postuar një video, ku e kritikon kryeministrin Albin Kurti për përzgjedhjen e tij rreth postimeve që i publikon në rrjete sociale.

PSD ka publikuar një video, ku thuhet se kryeministri Kurti para “masave” në Facebook publikon fotografi me pasul.

Ndërkohë në Twitter, para “elitës” poston mbështetje për komunitetin LGBT, por vetëm në gjuhën angleze.

Ndaj, Kurtit ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa,i cili e ka quajtur kryeministrin “mashtrues tipik”.

Këtë reagim Mustafa e bëri pasi Kurti në Twitter në gjuhën angleze njoftoi se ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit LGBT, mirëpo jo në Facebook.

Mustafa ka thënë se në Twitter janë votuesit e Kurtit që janë pro komunitetit LGBT, ndërsa në Facebook janë votuesit që e kundërshtojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat