Personi që u plagos në Vushtrri është roja i kryetarit dhe nënkryetarit të komunës, shkak konflikti pronësor i Zhegrovës

Aktuale

Personi që u plagos në Vushtrri është roja i kryetarit dhe nënkryetarit të komunës, shkak konflikti pronësor i Zhegrovës

Më: 18 maj 2023 Në ora: 17:07
Ferit Idrizi dhe Shpëtim Zhegrova

Konflikti për një pronë i ka shtyrë dy vëllezër në Vushtrri të tentojnë ta privojnë nga jeta një person, të cilin gjatë ditës së djeshme e sulmuan me thikë.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Çamëria”, por që i parapriu një debat që të dyshuarit e kanë pasur me viktimën te objekti i komunës së Vushtrrisë, ku punon ky i fundit. 

Burimet kanë bërë me dije se personi që u plagos nuk ishte cak i të dyshuarve, pasi të njëjtit tentonin t’i qëronin hesapet me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë.  

Viktima, Sami Bajrami, i cili është roje i kryetarit Ferit Idrizi dhe nënkryetarit të komunës, Shpëtim Zhegrova, e pësoi nga vëllezërit Gërbeshi, të cilët ia zunë pritën pasi nuk u lejuan të shkojnë në zyrën e Idrizit dhe Zhegrovës.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit, Emini dhe Albini, që një kohë kanë një konflikt me nënkryetarin e komunës, lidhur me një pronë në afërsi të “Real Market” në Vushtrri.

Në pamundësi për t’u takuar me Zhegrovën, vëllezërit Gërbeshi ia kanë sulmuar rojën e tij, të cilin e kanë therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Posa rasti është denoncuar në Polici, të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes, kurse viktima është dërguar për trajtim mjekësor.  

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat