Programi i BE-së për ‘Tregun e përbashkët’, këto do të jenë përfitimet e bizneseve

Aktuale

Programi i BE-së për ‘Tregun e përbashkët’, këto do të jenë përfitimet e bizneseve

Më: 18 maj 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Përfshirja e Kosovës në programin “Tregu i Përbashkët” është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, tha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në konferencë për medie të enjten, ministrja Hajdari tha se përmes këtij program në vlerë 4.2 miliardë euro bizneset e vogla dhe të mesme të Kosovës do të përfitojnë nga mbështetja e BE-së, por mund të ndërveprojnë edhe me bizneset e shteteve anëtare të BE-së, por edhe atyre që janë në fazë të para anëtarësimit.

Ajo tha se ky program ka qenë i hapur për bizneset për të aplikuar që nga viti 2021 dhe do të jetë i qasshëm deri në vitin 2027.

Ministrja Hajdari tha se programi do të fokusohet në pesë shtylla dhe veçanërisht në forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe mesme.

Hajdari: Është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Kosovës drejt BE

“Kosova do të jetë përfituese e programit të Bashkimit Evropian, “Tregu i Përbashkët” në vlerë 4.2 miliardë euro, duke u bërë një prej vendeve të para që bëhet pjesë e kësaj skeme. Është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që ofron Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrushmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve të mikro të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit, përfshirë sigurinë e ushqimit, të statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar. Përmes këtij programi bizneset dhe organizatat e Kosovës, përveç që mund të jenë përfituese vetanake ato mund të ndërveprojnë edhe me bizneset dhe organizatat e shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve në proces të anëtarësimit në BE”, tha ajo.

Krahas kësaj, ministrja Hajdari tha se gjatë mandatit të saj dy vjeçar në krye të këtij institucioni ka mbi 2000 biznese me pronar të huaj. Ajo shtoi se vetëm në vitin 2022 investimet e huaja janë 772 milionë euro.

Hajdari: Gjatë mandatit dy vjeçar kemi 2173 biznese me pronar të huaj

“Gjatë mandatit dy vjeçar kemi 2173 biznese me pronar të huaj, ndër to pjesa më e madhe vjen nga Gjermania me 295 biznese, 29 biznese nga Britania e Madhe, 42 biznese nga Austria, 40 nga Italia, 23 nga Belgjika, 23 nga Maqedonia e Veriut, 16 nga Kroacia, 9 biznese nga Franca, 8 nga Turqia, 7 nga Kanada, 4 nga Greqia dhe kështu me radhë. Për dallim nga e kaluara, investimet e huaja për herë të parë kanë arritur vlerën rekord prej 772 milionë euro në vitin 2022 ose 84 për qind rritje krahasuar me vetin 2021, kurse 101 për qind rritje krahasuar me vitin 2020 dhe vitin 2019”, deklaroi ajo.

Na anën tjetër, ministrja Hajdari tha se Qeveria e Kosovës po punon për t’i siguruar investitorët e huaj të qëndrojnë në Kosovë, derisa përmendi rastin edhe shpalljen investitor strategjik të investitorit “Kosmonte Foods”.

Hajdari: Qeveria duhet të sigurojë që investitorët të qëndrojnë në Kosovë

“Është mirë t’i gëzoheni investimit që “Kosomonte Foods” po sjell dy biznese nga jashtë, Perutnina Ptuj të cilën do të takojë nesër dhe ai biznes ka nevojë edhe për tokë shtesë. Qeveria duhet të sigurohet që edhe me ligjet të tjera për investime të qëndrueshme të sigurojnë investitorët të gjejnë mundësinë që ky investitor të mbet në Kosovë dhe mos të shkojë në rajon. Pasi ka mundësi konkurruese në rajon dhe vende të tjera. Duhet të fokusoheni në sigurinë e investimit me 10 për qind që e ka zotimit në shumë dokumente që për vite me radhë i ka dërguar në Ministri, por që ka qenë e sfiduar nga një ministri tjetër më herët para ardhjes së qeverisë sonë”, tha ajo.

Në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët”, Kosova, do ta paguajë një kontribut të pjesëmarrjes i cili varion nga zhvillimi ekonomik e që është në përputhje me bruto produktin vendor - shifra e kontributit për vitin 2023 është 64 mijë e 990 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat