Haradinaj në 23-vjetorin e themelimit të AAK-së: I kemi sjellur Ferizajit të arritura dhe suksese të dukshme

Aktuale

Haradinaj në 23-vjetorin e themelimit të AAK-së: I kemi sjellur Ferizajit të arritura dhe suksese të dukshme

Më: 18 maj 2023 Në ora: 20:06
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e këtij subjekti politik në Ferizaj me rastin e 23-vjetorit të themelimit të degës në këtë komunë.

Haradinaj me këtë rast ka falënderuar strukturat e AAK-së në Ferizaj për kontributin e dhënë përgjatë gjithë këtyre viteve. 

“Në shënim të 23-vjetorit të krijimit të degës së AAK-së në Ferizaj, takova strukturat tona, asamblistët dhe drejtorët e Aleancës në këtë komunë. Rast i mirë që gjithashtu të falënderoj secilin për kontributin e dhënë në zhvillimin e Aleancës ndër vite, në veçanti kryetarët e dikurshëm që kanë udhëhequr degën”, ka thënë Haradinaj. 

Ai ka shtuar se AAK në këtë komunë në bazë të fuqisë që ka në bashkëqeverisje, ka sjellur suksese të dukshme. 

“Nën udhëheqjen e kryetarit, z. Xhavit Zariqi, dhe falë strukturave aktuale, Aleanca në Ferizaj është e konsoliduar dhe ka krijuar një bazë të qëndrueshme. Në bazë të fuqisë që ka në qeverisjen komunale Aleanca i ka sjellur Ferizajit të arritura dhe suksese të dukshme. 

Mbetemi të vendosur që të mos ndalemi me punë!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat