Hoxhaj në Itali takon kryetarin e Komisionit të Parë të Këshillit të Venetos, flasin për Kosovën

Aktuale

Hoxhaj në Itali takon kryetarin e Komisionit të Parë të Këshillit të Venetos, flasin për Kosovën

Më: 18 maj 2023 Në ora: 20:16
Enver Hoxhaj

Kryetari i Komisionit të Parë të Këshillit të Venetos, Luciano Sandonà ka takuar në Palazzo Ferro Fini nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe Kryetarin e Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.

Luciano Sandonà, Kryetar i Komisionit të Parë të Përhershëm të Asamblesë Legjislative Rajonale, u takua në Venecia, në Palazzo Ferro Fini, selia e Këshillit të Venetos, ish-ministrin e jashtëm dhe nënkryetar aktual të Parlamentit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.

Takimi u prezantua nga këshilltari Luciano Sandonà, i cili nënvizoi rëndësinë e konsolidimit të një marrëdhënieje midis shteteve, në qendër të së cilës të vendoset sipërmarrja në kuptimin më të gjerë. 

“Në Itali dhe në Veneto kemi sipërmarrës shumë të vlefshëm shqiptarë dhe kosovarë në fushën e ndërtimit dhe më gjerë dhe zgjedhja në Veneto e kryebashkiakut të parë me origjinë shqiptare është një lajm i fundit”, tha ai. 

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ndërhyri duke falënderuar të gjithë të pranishmit për mirëseardhjen e bërë dhe për politikën italiane e cila dëshmon se është e afërt me popullin kosovar dhe atë shqiptar. 

“Takimi i sotëm vërteton vitalitetin e madh kulturor dhe sipërmarrës të dy vendeve që mund të ndërtojnë së bashku perspektiva të reja zhvillimi.”, tha Hoxhaj. 

Në fund të vizitës, kreu i kabinetit, Roberto Grande, solli përshëndetjet e Presidentit të Këshillit Rajonal të Venetos, Roberto Ciambetti, duke theksuar marrëdhënien historike që e lidh Italinë në një “përqafim me vëllezërit tanë përtej Adriatikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat