Haki Abazi qëllohet për ‘vdekje’, ndërsa Arbër Vokrri nuk shkarkohet, reagon ashpër Gashi: Foli para krerëve terroristë të BIK-ut

Aktuale

Haki Abazi qëllohet për ‘vdekje’, ndërsa Arbër Vokrri nuk shkarkohet, reagon ashpër Gashi: Foli para krerëve terroristë të BIK-ut

Nga: N. Sh. Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:35
Haki Abazi

Opinionisti Lirim Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar dhe të njëjtën kohë ka pyetur se pse nuk po shkarkohet Arbër Vokrri, për shkak të një fjalimi të tij terrorist.

Gashi thotë se fjalimi i tij ishte kryer ‘para krerëve terroristë të Bashkësisë Islame të Kosovës’, duke shtuar se këta kanë dërguar terroristë në Siri e Irak.

E për kokë banorëi numri që kanë shkuar atje është më së shumti në Evropë.

Madje, Gashi kujton edhe kohën kur ishte qëlluar Haki Abazi, duke shtuar se kjo ka ndodh për një mendim të ndryshëm, ndërsa nuk shkarkohet Vokrri.

“Si ka mundësi që shërbëtorët e verbër të Albin Kurtit të mos merren kurrë me përmbajtjen e kritikës, por gjithmonë me autorët e kritikës?”, shkruan ndër tjera Gashi.

Ai madje tregon edhe një bisedë me një zyrtar të lartë të LVV-së.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Si është e mundur të qëllohet Haki Abazi politikisht për vdekje, për një mendim minimalisht të ndryshëm dhe të mos shkarkohet Arbër Vokrri për shkak të një fjalimi terrorist para krerëve terroristë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët dërguan më së shumti terroristë në Siri dhe Irak për kokë banori në të gjithë Evropën?

A mund të më japë dikush një përgjigje racionale për këtë pyetje?

Si ka mundësi që shërbëtorët e verbër të Albin Kurtit të mos merren kurrë me përmbajtjen e kritikës, por gjithmonë me autorët e kritikës?

Si ka mundësi që ta zbrazin një breshër paragjykimesh, etiketimesh dhe linçimesh në drejtim të çdo kritiku si në kohën e Enver Hoxhës, pa e lexuar kurrë me kujdes përmbajtjen e shkrimeve të tij dhe pa u përpjekur kurrë pet të argumentuar bindshëm?

Rastësi, apo një shkollë politike primitive dhe e pafytyrë që kundërmon njëmijë kilometra përreth në mosmirënjohje, pafytyrësi dhe qyqe të natës?

Si ka mundësi të mos jenë aspak autokritikë dhe të justifikojnë me lehtësi të paparë çdo dështim të liderit të tyre, sikur të mos bëhej fjalë për atdheun dhe shtetin e tyre, por për borën e vitit të kaluar?

Si është e mundur ta duan partinë, liderin dhe Erdoganin më shumë se atdheun dhe shtetin e tyre ?

Si është e mundur që paaftësinë e tyre të tmerrshme për ta dalluar kritikën e vlefshme dhe të arsyeshme nga kritika e pabazë ta shfaqin si një kor muzikor i një sekti të çmendur që dirigjohet nga një guru i çmendur.

Unë jam më i sigurt se kurrë.

Ata me autogolat e tyre do ta mundin keq vetveten.

U uroj shërim sa më të shpejtë nga servilizmi i verbër dhe fatal, përndryshe kur të zgjohen nga ëndrra idilike do të çmenden nga turpi.

Para pak minutash ma hapi zemrën një zyrtar i lartë i Vetëvendosjes të cilit nuk do t'ia përmendi emrin për arsye konfidenciale.

Bisedën e filloi me pyetjen:

Çfarë duhet të bëjmë sipas teje?

Të mos e mbështesim Kurtin e çmendur, dhe të lejojmë të kthehen në pushtet ish-kriminelët dhe tradhtarët e thekur.

Unë iu përgjigja:

Korrigjone Kurtin duke ia larguar vesin e keq se është i pagabueshëm, pastrone partinë nga llumi terrorist islamik, futne demokracinë e brendshme, ndaloni së spiunuari njëri-tjetrin, konkurroni dhe garoni me njëri tjetrin me ide dhe oferta më të mira politike, ekonomike, diolomatike, shëndetësore, investuese dhe punësuese dhe ju garantoj që ish-kriminelët dhe tradhtarët në thojza nuk do të kthehen kurë më në pushtet.

Mbeti pa fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat