Limaj: Nuk e di a betohen a s’betohen kryetarët, në veri kemi zgjedhje përsëri

Aktuale

Limaj: Nuk e di a betohen a s’betohen kryetarët, në veri kemi zgjedhje përsëri

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:47
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar telefonatën që ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Limaj, thotë se vetë fakti që në këtë bisedë është folur për betimin ose mosbetimin e kryetarëve në veri të vendit tregon alarm se në çfarë situata ka ardhur puna, që sipas tij, ka qenë krejt e panevojshme.

“Vetë fakti që një drejtues i Lartë i Departamentit të Shtetit merr në telefon dhe parashtron temën e betimit ose mosbetimit të kryetarëve të komunave, tregon për njerëz normal alarm se në çfarë niveli e kemi pruar këtë punë ne, që ka qenë krejt e panevojshme. Kemi mundur m’i shmang këto situata mos m’i pru miqtë tanë partnerë në këto situata me u ballafaqu me neve, krejt banale, të panevojshme”, tha ai.

Limaj, ka thënë se nuk e di a betohen a jo nesër (të premten) kryetarët e sapozgjedhur në veri, por thotë që duhet të mbahen zgjedhjet përsëri.

“Tash në ato zgjedhje nesër, a betohet a s’betohet është tema, për mua nuk janë mbajtur zgjedhje. Unë nuk e di a betohen a nuk betohen nesër, unë e di që duhet me pas zgjedhje përsëri. Çka kemi bërë pra, kemi mashtruar popullin e Kosovës”, tha ai.

Tutje, kryetari tha se me mbajtjen e zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës ka bërë mashtrim, ka shpenzuar para dhe ka krijuar imazh të keq për Kosovën.

“Çka ka bërë Qeveria e Kosovës me këtë, ka bërë një mashtrim, ka bërë një shpenzim të parave, ka krijuar një imazh të keq për vendin, partnerët tanë i kemi shqetësuar për një tentim, e kanë marrë e kanë kthyer në një agjend gjërat krejt të parëndësishme janë kthyer në agjend kryesore, pasi që në këshilloj situatash mund të krijohen konflikte ose tensione”, shtoi Limaj.

Nesër, kryetarët e sapozgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan, dhe Leposaviq, do të duhej të bëjnë betimin si kryetar. Zgjedhjet e parakohshme lokale janë mbajtur më 23 prill, ku u bojkotuan nga Lista Serbe, si partia më e madhe me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat