Cilin ministër të Kurtit e lavdëron Limaj?

Aktuale

Cilin ministër të Kurtit e lavdëron Limaj?

Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:41
Fatmir Limaj

Ministria e Kulturës është dikasteri që po punon më së miri në Qeverinë Kurti. Kështu vlerëson kreu i Nismas, Fatmir Limaj.

“Nëse ec, mundet me pas një ministër të Kulturës që mundet me lënë shejë. Për besë këto tjerat…”, deklaroi ai.

Limaj pati edhe një apel për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Ministria e Mbrojtjes problem me pa se ka gjëra që ne nuk i shohim, e nuk duhet me i pa. Po ajo çka duhet me ftu ministrin e Mbrojtjes -kushtoj më shumë kujdes, mos gabo me hi në teori konspiracion, kushtoj më shumë kujdes ushtarit, se edhe atje po largohen ushtarët. Investo në ushtarin, në veshje, në kushtet teknike të ushtarit. Armët gjithë blehen, por kur nuk ka ushtarë, s’vyn as arma. Ushtarët po na largohen…edhe oficerët po largohen nag ushtria dhe kjo nuk guxon me na ndodh”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat