Senatori amerikan i kërkoi Vuçiqit paqe me Kosovën, lajmërohet Grenell – ja reagimi i tij

Aktuale

Senatori amerikan i kërkoi Vuçiqit paqe me Kosovën, lajmërohet Grenell – ja reagimi i tij

Më: 18 maj 2023 Në ora: 23:01
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj një deklarate të senatorit amerikan Bob Menendez se Vuçiq duhet të bëjë paqe me Kosovën nëse dëshiron që Serbia të ketë një të ardhme.

Grenell ka thënë se për të bërë paqe nevojiten dy persona, duke shtuar se “Albin Kurti s’ka implementuar pika për të cilat janë pajtuar, për vitë të tëra”.

Tutje Grenell ka pyetur se pse s’po flitet asgjë për Hashim Thaçin, kur tashmë kryeministri i Shqipërisë si vend aleat në NATO është i palumtur se si Evropa dhe Haga e kanë trajtuar Hashim Thaçin.

Këtu ish-emisari i presidentit amerikan rikujton se Joe Biden e kishte thirrur edhe George Washington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat