Deputeti i LVV-së: Nuk na ka humbë letra e Mogherinit, por edhe pula qorre ia qëllon ndonjë kokrre

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Nuk na ka humbë letra e Mogherinit, por edhe pula qorre ia qëllon ndonjë kokrre

Më: 19 maj 2023 Në ora: 00:09
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e ka komentuar letrën e ish-shefes së Politikës së Jasthme të BE-së, Frederica Mogherini për ish-kryeministrin Isa Mustafa, e cila siguronte që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk do të jetë një pushtet i tretë me kompetenca ekzekutive.

Megjithatë, përkundër rëndësisë së saj, Basha ka thënë se kjo letër nuk i mbulon gabimet tjera të Mustafës, që kanë të bëjnë me nënshkrimin e Asociacionit dhe diskutimin e tij në tavolinë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Letra e Mogherinit nuk na ka humbë”, tha basha në emisionin DPT  te Fidan Jupolli.

Ai ka pyetur se përse Asociacioni është diskutuar në Bruksel, duke thënë se këtë pyetje e kishte bërë edhe vetë Mogherini.

“E para, hala kërkush s’e ka shpjegu pse ka shku Asociaconi me u diskutu në Bruksel. Pse? Mogherini vetë ka thënë s’di pse e kanë pru këtu Asociacionin, se kanë mujtë me zgjidhë brenda Kosovës dhe e kanë sjellë në tavolinë të Vuciqit”, ka thënë Basha.

“Gabimet që i kanë bë këta, letra e Mogherinit nuk duhet me u pa si sukses. Edhe pula qorra ia qëllo ndonjë kokërr. Edhe unë s’po them që këta kurrë kurgjë s’ia kanë qellu”, ka thënë ai.

Sipas Bashës, deri tani ka garancione të mjaftueshme që Asociacioni nuk do të jetë një mekanizëm që e cenon pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

“Janë aktgjykimi i Kushtetutueses, letra e Mogherinit dhe garancioni i SHBA-së”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat