Betimi i 4 kryetarëve në veri, Nexhmedin Spahiu: E pakuptimtë të bëhet jashtë komunave

Aktuale

Betimi i 4 kryetarëve në veri, Nexhmedin Spahiu: E pakuptimtë të bëhet jashtë komunave

Më: 19 maj 2023 Në ora: 00:17
Analisti Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu tha për Euronews Albania se betimi i kryekomunarëve në veri të  Kosovës do të ishte i pakuptimtë nëse do të bëhej jashtë objekteve komunale.

Sipas tij betimi i katër kryetarëve duhet të bëhet në objektet komunale përballë flamurit të Kosovës, pavarësisht se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje që të mos përdoret forca për t’u futur në ndërtesat komunale, Kosova duhet të përballet me këto sfida.

“Nuk do kishte fare kuptim nëse betimi i kryetarëve të komunave do ndodhte jashtë objekteve komunale.

Kryetarët e komunave duhet ta bëjnë betimin në objektet përkatëse dhe pranë flamurit të Kosovës. Ky betim mund të sjellë incidente, por Kosova duhet të ballafaqohet me këto sfida”-tha Nexhmedin Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat