“Albin Kurti as n’Gullag të Millosheviqit s’e ka njohur presionin”

Aktuale

“Albin Kurti as n’Gullag të Millosheviqit s’e ka njohur presionin”

Më: 19 maj 2023 Në ora: 00:53

Deputeti i VV-së Dimal Basha edhe njëherë e ka shprehur bindjen e tij të thellë që kryeministri Albin Kurti nuk e ndjen presionin.

Ai ka thënë se Kurti është i pathyeshëm sa i përket Asociacionit njëetnik, që kërkohet me insistim nga Serbia.

Ai e ka përmendur edhe kohën e Kurtit në burgjet serbe si dëshmi që ai nuk thyhet.

“Albin Kurtin nuk ka kush në botë që e shti në presion. E kanë pasë në Gullag të Millosheviqit, a e kanë shti në presion?”, ka pyetur ai në DPT te Fidan Jupolli në T7.

“Ti ia din hjekat në Gullag të Millsoheviqit, e tash në tavolinë, i pakorruptum, po mendon që shantazhohet a?”, ka vazhduar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat