Krasniqi tregon datën e betimit të kryetarëve të Zubin Potokut dhe Zveçanit

Aktuale

Krasniqi tregon datën e betimit të kryetarëve të Zubin Potokut dhe Zveçanit

Më: 19 maj 2023 Në ora: 10:11
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk ka ofruar kushte që kryetarët e rinj t`i marrin detyrat sipas ligjit.

Ai ka treguar se kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët janë kandidat të PDK-së, do të betohen më 26 maj.

“Unë kom kërkuar prej Qeverisë me kriju kushtet për me e dhanë njerëzit betimin. Këta janë marrë vetëm me kandidatin e vet në Mitrovicë të Veriut. Nesër e ka betimin kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së veriut”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se Qeveria edhe me këtë proces po bën propagandë.

“A e dini pse e kanë bërë? Sepse në Mitrovicë të veriut është një ndertës komunale të cilën e ka ndërtuar Qeveria e Kosovës në kohen kur ka qenë ajo Zyra Ndërlidhëse me Ardiana Hoxhiqin. Aty mundet me shku ky kryetari. Edhe aty po duan të na tregojnë një pallavër propagantisitke, duke thënë se këtu jemi hy në organ komunal”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, problem do të jetë betimin i kryetarëve në tri komunat tjera.

“Ndërsa pikëpyetja më e madhe dhe arsyeja që kanë tentua me u tërheq prej procesit në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok është se nuk munden me garantu më shku në ndërtesat e komunave. Nuk munden”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se dy kryetarët nga partia e tij do të betohen javën e ardhme.

“Përgatitjet që i kanë bërë dhe ftesat që i kanë dorezu për Zveçan dhe Zubin Potok, nëse nuk gaboj është date 26 maj, pra java e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Sot pritet të betohet kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili vije nga VV-ja.

Afati i fundit për betimit e kryetarëve të rinj të veriut është 28 maji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat