Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Irfan Kërçagu

Aktuale

Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Irfan Kërçagu

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:15
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këtë e ka bërë deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor. Si ministre e Drejtësisë, jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim. Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë përmbaruesve që t’i respektojnë përgjegjësitë e tyre, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojnë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat