Blerim Latifi thotë se Serbia e ka ndryshuar taktikën në veri, ja plani i saj

Aktuale

Blerim Latifi thotë se Serbia e ka ndryshuar taktikën në veri, ja plani i saj

Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:24
Blerim Latifi

Blerim Latifi, analist politik, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar betimin e kryetarit të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq, i cili betim kaloi pa ndonjë problem.

Në lidhje me këtë, Latifi ka shkruar se zgjedhjet në veri nuk janë penguar, por vetëm bojkotuar nga serbët. Dhe, në këtë çështje, Latifi vlerëson se mund të kuptohet se ka një ndryshim të taktikës serbe.

“Zgjedhjet në veri nuk i penguan, por vetëm i bojkotuan. Edhe betimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore paska kalu pa probleme. Me gjasë Beogradi ka bërë një ndryshim të madh taktik në kundërshtimin e shtetit të Kosovës në Veri: ka hequr dorë nga kundërshtimi i dhunshëm përmes strukturave kriminale dhe në vend të tij ka vendosur taktikat e mosbindjes civile. Kjo e vështirëson edhe më shumë funksionalizimin e ligjit kosovar atje, sepse mosbindja civile do të ndikojë në fuqizimin moral të pozicionit të Beogradit në tryezën e dialogut, ndërsa gjithë presioni ndërkombëtar ka rrezik të përqëndrohet në Prishtinën”, shkroi ai ndër të tjera.

Latifi vlerëson se është e vështirë të veprohet kundër mosbindjes civile.

“Është vështirë të veprohet kundër mosbindjes civile. Edhe shtetet diktatoriale nuk ia dalin dot, e lëre më shtetet demokratike”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat