Ministri Krasniqi i ofron mbështetje kryetarit të Mitrovicës së Veriut: Do ta keni mbështetjen e nivelit qendror

Aktuale

Ministri Krasniqi i ofron mbështetje kryetarit të Mitrovicës së Veriut: Do ta keni mbështetjen e nivelit qendror

Më: 19 maj 2023 Në ora: 14:21
Foto nga vendngjarja

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

“Sot, pas ceremonisë së betimit, kisha nderin të pritem në takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi, që ishte pjesë e betimit të Atiq, deklaroi se Qeveria do ta mbështesë çdo veprim dhe vendim të kryetarit të ri të kësaj komune.

Do të angazhohemi si qeveri në mbështetje të kryetarit për përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e kushteve sa më mira për qytetarët”, shkroi ai. “Në shërbim të qytetarëve”.

Përndryshe, gjatë konferencës për media të kryetarit të ri të komunës së Mitrovicës së Veriut, ministri Krasniqi deklaroi se është e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime cilësore, njofton Klankosova.tv.

“Secili veprim dhe vendim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror – si qeveri dhe ministri jemi në mbështetje të të gjithë kryetarëve”, tha Krasniqi.

Erden Atiq kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 66 përqind të votave në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat