Hovenier kërkoi “rol teknik dhe jo politik”, Krasniqi: Kryetarët në veri do të do të ushtrojnë të gjitha kompetencat

Aktuale

Hovenier kërkoi “rol teknik dhe jo politik”, Krasniqi: Kryetarët në veri do të do të ushtrojnë të gjitha kompetencat

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:11
Elbert Krasniqi

“Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke parë kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën”.

Por, në të njëjtën linjë të mendimi me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nuk është edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili theksoi se kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri të Kosovës do të jenë kryetarë me kompetenca të parapara me ligj.

Kështu ndryshe nga Hovenier që kërkoi që kryetarët të kenë “rol teknik dhe jo politik”, Krasniqi lë të nënkuptohet se kryetarët do të kenë “rol politik dhe jo teknik”.

“Kryetarët e zgjedhur do të jenë kryetarë me ato kompetenca të parapara me ligj”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat