Mbahet mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm i Gratë për Vetëvendosje

Aktuale

Mbahet mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm i Gratë për Vetëvendosje

Më: 20 maj 2023 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Këtë të shtunë do të mbahet mbledhja e dytë e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje.

Ky organizim do të mbahet në Fakultetin e Arkitekturës në orën 10.

Mbledhja e parë e këtij këshilli u mbajt në tetor të vitit të kaluar ku edhe u zgjodhën strukturat e saj në nivel qendror.

Kryesuese e këshillit u zgjodh Fatmire Kollçaku, zëvendëskryesuese Violeta Emini Salihu, nënkryetare u zgjodh Tinka Kurti, ndërkaq anëtare të kryesisë: Saranda Bogujevci, Fitore Pacolli, Nazlie Balaj, Arieta Fejza, Arijeta Rexhepi, Shaipe Metaj Isufi, Fatmire Cecelia, Nita Shehu dhe Rinë Zhitia.

Kryetarja e Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kishte thënë se tha se kjo organizatë ka ardhur si nevojë për angazhim dhe organizim edhe më të fuqishëm të grave, për ta ndryshuar gjendjen së pari brenda LVV-së e pastaj edhe në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat