Presidentja Osmani sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatović

Aktuale

Presidentja Osmani sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatović

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:15
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, z. Jakov Milatović.

Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimi.

 Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat