Bekim Haxhiu: Tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin

Aktuale

Bekim Haxhiu: Tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:34
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, flet për tranzicionin politik në Kosovë.

Haxhiu thotë se tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin.

“Kur është betu Albin Kurti si kryeministër në këtë mandat, kam thanë se tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin, sepse njerëzit kanë me u kthy në realitet”, thotë ai.

Ai shton se njerëzit më nuk kanë me votu dikë që del në TV dhe e shanë dikon, se foltorën e Kuvendit e shfrytëzon për të sha dikon dhe nuk promovon asnjë projekt.

“Ka deputet që lagjja e vet nuk i çmon, edhe ka marr vota për me ardhë në Kuvend, dhe ai është përfaqësues i popullit”, shton tutje në DTV, deputeti Bekim Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat