Luljeta Pula po shkruan libër për helmimet, kërkon prej të prekurve t`ia dërgojnë dëshmitë

Aktuale

Luljeta Pula po shkruan libër për helmimet, kërkon prej të prekurve t`ia dërgojnë dëshmitë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:39
Luljeta Pula

Veprimtarja politike Luljeta Pula ka njoftuar se ka filluar të shkruajë një libër për helmimet e shqiptarëve nga regjimi serb në vitet e 90-ta.

Ajo ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë dëshmi për këto ngjarje të ia dërgojnë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se dëshmitë e qytetarëve tw prekur nga helmimet do tw ia rrisin vlerën librit.

“Meqe kam filluar te shkruaj nje liber per helmimet e vitit 1990 ne Kosove, me te dhenat relevante te kohes, ju drejtohem me lutje te prekurve nga helmimet, po qe se keni mundesi te me dergoni deshmite e juaja te shkruara per pervojen e helmimit. Do te ishte i mireseardhur edhe cfaredo dokumenti shtese relevant, si historia e semundjes ose cfaredo dokumenti tjeter perkates. Deshmite tuaja do t’i jepnin autenticitetin librit dhe vertetesi te deshmuar helmimeve, te cilat tanime jane vertetuar me ekzaminime mjekesore te shume autoriteteve mjekesore nderkombetare”, ka shkruar ajo.

Ajo ka treguar se librin do ta përkthej edhe në gjuhen Serbe.

“Kam menduar qe nje liber t’a shkruaj ne shqip dhe te njejtin ne serbisht per publikun serb. Dua te besoj se ky do te jete fillimi i mbledhjes se dokumentacionit relevant , qe nje dite nga organet tona shteterore te ngritet padia kunder shtetit jugosllav ne Komisionin Nderkombetar te Hages per lufte kimike dhe biologjike per helmimet e nxenesve ne Kosove. Krimi nuk vjeterohet dhe helmimet ishin hyrje ne gjenocidin qe Serbia do e bente me vone ne Kosove”, ka shkruar Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat