“Sulme ndaj kryetarëve të komunave me shumicë serbe” – Bajqinovci flet për situatën aktuale – ja nga kush po rrezikohen!

Aktuale

“Sulme ndaj kryetarëve të komunave me shumicë serbe” – Bajqinovci flet për situatën aktuale – ja nga kush po rrezikohen!

Nga: M.H. Më: 21 maj 2023 Në ora: 20:47
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me shantazhet dhe sulmet ndaj kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Bajqinovci u shpreh që i gjith ky shantazh dhe sulm po vjen për të tërhequr kandidaturat në zgjehdjet lokale e nacionale, përcjell “Bota sot”.

Deputeti radhit të gjitha pasojat që serbët në Kosovë kanë nga diktati i Beogradit.

Postimi i plotë

Shantazhe e sulme ndaj kryetarëve të komunave me shumicë serbe. Presione e kërcënime ndaj serbëve lokalë për të tërhequr kandidaturat në zgjedhje lokale e nacionale. Linçime ndaj pjesëtarëve të FSK dhe Policisë së Kosovë nga radhët e komunitetit serb. Kërcënime ndaj atyre që duan të rikthen në këto institucione. Arrestime, maltretime dhe frikësime nga BIA sa herë kalojnë kufirin, për të gjithë ata që shprehin mendim tjetër nga Beogradi zyrtar. Djegie veturash e dëmtim të pronave private për ata që konvertojnë targat ilegale të Serbisë. Largim nga puna dhe ndërprerje të pensioneve për të gjithë ata që rezistojnë. Vrasje për ata që kundërshtojnë. Kjo është jeta e serbëve të Kosovës nën diktatin e Beogradit, Listës Serbe, e grupeve kriminale të Radoijçiqit dhe Veselinoviqit. Nga ta më së shumti e së pari kanë nevojë të çlirohen vetë serbët në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat