Policia e Kosovës prano donacion pesë furgonë nga shteti gjerman

Aktuale

Policia e Kosovës prano donacion pesë furgonë nga shteti gjerman

Më: 22 maj 2023 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar, ka bërë dhurimin e radhës së një donacioni prej pesë (5) automjeteve furgonë për Policinë Kufitare të PK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë Jörn Rohde, stafi i lartë menaxhues dhe përfaqësues të tjerë.

Ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror.

Ministri z. Sveçla dhe zëvendësdrejtori Hoti falënderuan ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat