Mefail Bajqinovci i reagon me ironi Abdixhikut: Gjallë qenka Lumiri!

Aktuale

Mefail Bajqinovci i reagon me ironi Abdixhikut: Gjallë qenka Lumiri!

Nga: N. Sh. Më: 22 maj 2023 Në ora: 13:48
Mefail Bajqinovci

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka reaguar për rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Ai ka akuzuar Qeverinë se po mashtron me deklarimet se “çmimet janë normalizuar”.

“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje tjetër mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje.”, ka shkruar Abdixhiku.

Pas kësaj deklarate të Abdixhiku, ka reaguar deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Deputeti i LVV-së ka ironizuar me kreun e LDK-së.

“Gjallë qenka Lumiri. Tash paska fillu me vizatu. Me herët i bike pianos”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat