Tahiri (AAK): Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi sepse s’pati kuorum

Aktuale

Tahiri (AAK): Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi sepse s’pati kuorum

Më: 22 maj 2023 Në ora: 13:55
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Kjo, sipas tij, për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se bllokimi i Kuvendit nuk është duke ndodhur për fajin e opozitës, por për fajin e Qeverisë së Kosovës/

“Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se nuk pat kuorum të mjaftueshëm në kryesi dhe si rrjedhojë nuk mund të kemi një seancë të re të enjten e kësaj jave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat