Të mërkurën Kuvendi vazhdon punimet e seancave të papërfunduara

Aktuale

Të mërkurën Kuvendi vazhdon punimet e seancave të papërfunduara

Më: 22 maj 2023 Në ora: 16:52
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të vazhdoj punimet e seancave të papërfunduara.

Kuvendi i Kosovës përmes një postimi, ka njoftuar se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca conform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare ka vendosur që Kuvendi të vahzdoj punimet të mërkurën.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.

Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare vendosi që Kuvendi të vazhdojë punimet të mërkurën, më 24 maj 2023, në orën 13:00, me pikat e papërfunduara në seancat e kaluara”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat