I mbijetuari i masakrës së Dubravës: Ushqimin na e ndalnin pa filluar të hanim, përjetuam çdo lloj rrahjeje

Aktuale

I mbijetuari i masakrës së Dubravës: Ushqimin na e ndalnin pa filluar të hanim, përjetuam çdo lloj rrahjeje

Më: 22 maj 2023 Në ora: 17:48
Ish-ushtari i UÇK-së, Bedri Kukalaj

Ish-ushtari i UÇK-së, Bedri Kukalaj, i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës 24 vjet më parë, ka rrëfyer torturat e përjetuara përditë gjatë asaj kohe.

Ai tha se kanë përjetuar “çdo lloj rrahjeje”.

“Në Dubravë ka qenë tmerr. Ushqimin e kishim një herë në ditë. Sa bëheshim gati me ngrënë, dikush i mëshonte tavolinës se përfundoi”, tha Kukalaj.

Ai tha se kanë përjetuar rrahje “me çdo lloj shufre”.

“Pas 1 ore, dy ore kur t’u kthejke vetëdija, s’e dishe kah je. Unë isha i plagosur”, tha Kukalaj.

Përpara se të transferoheshin në burgun e Dubravës, Kukalaj tha se i kishin thënë njëri-tjetrit se “së paku do të vdesim në Kosovë”.

24 vjet më parë, ishin vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe ishin plagosur mbi 300 të tjerë.

​24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq.

19 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra e burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat