Sveçla i shkon në zyrë për urime kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut

Aktuale

Sveçla i shkon në zyrë për urime kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut

Më: 22 maj 2023 Në ora: 18:06
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Xhelal Sveçla ka shkuar në vizitë te kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për ta uruar për pozitën e re.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të angazhohen si nivel qëndror e lokalm që të sigurojnë mirëqenie, arsim e siguri për qytetarët e kësaj komune.

“Kisha kënaqësinë të vizitoj sot në zyren e tij Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq. I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij. Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla shtoi se “Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat