​Mehaj e njoftoi senatorin amerikan për avancimet e FSK-së

Aktuale

​Mehaj e njoftoi senatorin amerikan për avancimet e FSK-së

Më: 22 maj 2023 Në ora: 21:59
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim senatorin amerikan, Gary Peters

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim senatorin amerikan, Gary Peters, të cilin e ka njoftuar për avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në implementimin e planit të tranzicionit.

Në këtë takim, Mehaj i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i Inteligjencës, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, ka thënë se ushtrimi “Defender Europe ‘23” është shembull që dëshmon ngritjen e kapaciteteve të FSK-së për të siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

“Në këtë takim diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, kontributin e ofruar nga Kosova si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku po ashtu, gjatë takimit Ministri Mehaj theksoi faktin e mbështetjes që Rusia ka nga Serbia në Ballkan, si i vetmi shtet që në vazhdimësi ka përkrahur politikat pro-ruse dhe refuzon të vendosë sanksione ndaj këtij agresori”, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, senatori amerikan, i shoqëruar nga ambasadori Jeffrey Hovenier, ka shprehur vlerësimin e lartë për avancimet që i ka bërë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat