E rëndë: Një 4-vjeçar bie në kanalin e Ibër-Lepencit, ekipet e shpëtimit ende në kërkim të tij

Aktuale

E rëndë: Një 4-vjeçar bie në kanalin e Ibër-Lepencit, ekipet e shpëtimit ende në kërkim të tij

Më: 22 maj 2023 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Një 4-vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit për të cilin janë vënë në lëvizje ekipet e kërkim shpëtimit.

Klubi i Zhytjes “Trepça” nga Mitrovica bashkë me zjarrëfikësit ndodhen ende në kërkim të fëmijës që nga ora 19:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë  njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit,  ekipet zhytësve për  kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare  në zonë e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë  kanë filluar kërkimet për fëmiun“, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat