Debati i ashpër mes deputetëve gjakovarë, Batusha i VV-së e Beqaj i PDK-së përplasen për Mimoza Kusarin

Aktuale

Debati i ashpër mes deputetëve gjakovarë, Batusha i VV-së e Beqaj i PDK-së përplasen për Mimoza Kusarin

Më: 23 maj 2023 Në ora: 20:11
Deputetët nga Gjakova, Agon Batusha dhe Hajdar Beqa dhe Mimoza Kusari-Lila

Deputetët nga Gjakova, Agon Batusha dhe Hajdar Beqaj kanë qenë të ftuar në një emision në RTV Dukagjini. Por dallim nga prejardhja krahinore, dy deputetët nuk e ndajnë edhe të njëjtën përkatësi politike.

Batusha është në VV, ndërsa Beqaj është deputet i PDK-së. E kjo ka mjaftuar që ata të përplasen ashpër në emision, duke kaluar një herë edhe në ofendime.

“Në wc me shku një deputet, këta duhet me ndërpre seancën. Mfal a, mua më vjen keq nganjëherë prej Mimozës (Kusari-Lila v.j.) çka nganë nëpër atë sallë t’u i thirrë këta, herë njo, herë njo. Me keqardhje po e them, në çfarë gjendje e kanë pru, se janë deputetë të papërgjegjshëm.” – the Beqaj i PDK-së.

E këtu ndërhyri Batusha i VV-së, duke i thënë deputetit të PDK-së se po flet moralizma palidhje.

“Lere more mos bë moralizma palidhje, ti Mimozen e ke shajtë në baza personale. Ti në baza gjinore e ke ofendu zonjën Kusari, e sot këtu vjen më shet moral.” – ndërhyri deputeti Batusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat