Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së edhe sot

Aktuale

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së edhe sot

Më: 24 maj 2023 Në ora: 08:16
Ish- krerët e UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Hagë po gjykohen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Seanca e sotme gjyqësore do të nisë nga ora 09:00 e mëngjesit.

Gjykimi ka filluar më 3 prill të këtij viti teksa në maj të vitit të kaluar që të katër ishin deklaruar të pafajshëm sa u përket akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat