Batusha: I kemi votat edhe në Asamblenë Paralamentare të KiE-së

Aktuale

Batusha: I kemi votat edhe në Asamblenë Paralamentare të KiE-së

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:37
KiE

Një muaj pas pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, deputeti nga radhët e partisë që është në qeverisje, Agon Batusha, thotë se Kosova i ka votat edhe në Asamblenë Paralamentar të Këshillit të Evropës.

Ai duke folur për lotimin që ka bë Serbia për mospranim të Kosovës në këtë organizatë, ka thënë se i kanë marrë të gjitha masat që të ecët me siguri dhe se kanë pritur vetëm kur kjo çështje të hyjë në agjendë.

Ai tha se e njëjta situatë është edhe sa i përket Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Qeveria i ka marrë të gjitha masat bashkë me delegacionin e Kuvendit atje që te kemi një siguri, ne i kemi pasur votat dhe vetëm kemi pritur kur hyjmë në agjendë për votim, që është e njëjta gjë edhe në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës,por po presim kur të hyjë në agjendë për votim”, tha ai.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është miratuar nga Komiteti i Ministrave me mbi dy të tretat e votave të nevojshme më 24 prill.

Kosova aplikoi zyrtarisht më 12 maj të vitit të kaluar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat