“Mua më intereson Republika, jo ti e Albini” – Matoshi ia kujton Gashit vuajtjet e tij nëpër burgjet serbe

Aktuale

“Mua më intereson Republika, jo ti e Albini” – Matoshi ia kujton Gashit vuajtjet e tij nëpër burgjet serbe

Më: 24 maj 2023 Në ora: 21:49
Halil Matoshi dhe Blerim Gashi

Ceremonia e betimit të tre kryetarëve të veriut që do të organizohet nesër, ka përplasur ashpër në Politiko komentatorët politik, Halil Matoshin me Blerim Gashi.

Matoshi i ka quajtur “filma” përpjekjet e Qeverisë për ta shtrirë sovranitetin në veri të vendit përmes zgjedhjeve të organizuara në komunat me shumicë serbe,.

Madje në një moment, Matoshi ia kujton Gashit deklaratën e kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj se “nuk provohet shteti” me veprime të tilla.

“Shteti ose është shtet, ose s’është hiç. Nuk ka aty pak ma pak shtet, e ma shumë shtet. Se s’ka, s’mundet me pasë. Je aty i pranishëm në objektin shtetëror, ose nuk je. Je në komunë, ose s’je. Këto filma, nëpër kafehane, nëpër oda, e nëpër livadhin folklorik është lehtë me ba këso filma. Por, me ruajt shtetin e integritetin, është zor.”, iu drejtua Matoshi – Gashit.

“Edhe Fatmir Limaj fet e ka ba. Ti e citove edhe e more si shembull të mirëqenë. E me çu antena interneti te Veselinoviqi?.”, ia ktheu Gashi – Matoshit.

Tutje, Matoshi ia përmendi Gashit edhe vuajtjet e tij nëpër burgjet serbe në kohën e ish-Jugosllavisë në shenjë revolte.

“Ju ka thanë Fatmir Limaj që nuk provohet shteti. A the vet, e kemi provu. Unë kam vullnet me mbrojtë Republikën. Krejt jeta jem ka shku në mbrojtje, në resistencë të kësaj Republike. S’kam shtet rezervë unë z.Gashi. Janë fakte ose s’janë. Mundësia s’ekziston.”, reagoi Matoshi.

Më poshtë momenti i plotë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat