Fshati që filloi të braktisej në vitet e 90-ta, sot ka mbetur pa asnjë banor

Aktuale

Fshati që filloi të braktisej në vitet e 90-ta, sot ka mbetur pa asnjë banor

Më: 24 maj 2023 Në ora: 22:38
Fshati Leskovec

Fshati Leskovec gjendet vetëm 15 minuta larg Prizrenit, pranë kufirit me Shqipërinë, e që dikur ishte fshati i vetëm i banuar me shqiptarë në atë anë.

Ky fshat numëronte rreth 30 shtëpi, ndërsa braktisja e tij kishte filluar qysh prej vitit 1990.

Ndërsa sot, vetëm cicërimat e zogjve i japin pakëz jetë këtij fshati të lënë në harresë.

Disa shtëpi të ndërtuara prej guri dhe balte, e të cilat e i rezistuan kohës, e karakterizojnë më së miri fshatin Leskovec.

Lekovec mbetet një vend tjetër i Kosovës i rrethuar me bukuri të pashfrytëzuara natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat