“Nëse pranohet Asociacioni, duhet t’i kërkohet falje Isa Mustafës”

Aktuale

“Nëse pranohet Asociacioni, duhet t’i kërkohet falje Isa Mustafës”

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:00
Isa Mustafa

Nëse pranohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, sipas Ylli Hoxhës, duhet t’i kërkohet falje Isa Mustafës, i cili vazhdimisht është sulmuar se e ka pranuar një marrëveshje për Asociacionin.

Sipas tij, është korrekte që nëse i ndërron qëndrimet të kërkosh edhe falje për ish-kryetarin e LDK-së, sepse sipas tij, nëse tash Kosova dhe Albin Kurti ka presion, edhe Mustafa në të kaluarën ka pasur presion të njëjtë.

“Në momentin kur ti beson që ajo që po krijohet me Asociacion, dhe në asnjë mënyrë nuk ka qenë Isa mustafa burim kryesor i kritikës, ka qenë Thaçi, së paku në perspektivën e VV-së. Ti ke të drejtë të protestës, ki të drejtë me i gjyku e akuzu. Në momentin që ti kthehesh dhe e pranon që Asociacioni është zgjidhje e detyrueshme, atëherë është korrekt me i kërku falje Isa Mustafës”, ka thënë ai.

“Nëse themi se zgjidhja është kjo dhe s’kemi pasur kah me ia mbajtë, atëherë edhe Isa Mustafa s’ka pasur ka me ia mbajt. A ka bërë dëm apo jo, atëherë kemi besuar që po bëjnë dëm të madh, ende kam asi përshtypje. Në momentin kur pranohet, krejt atyre para meje duhet t’u kërkojmë falje”, ka vijuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat