Sejdiu: Serbët në veri janë peng të dialogut - kemi qejf ta përmendim Wagnerin në veri

Aktuale

Sejdiu: Serbët në veri janë peng të dialogut - kemi qejf ta përmendim Wagnerin në veri

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:01
Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se Rusia nuk po konsiderohet më nga shtetet e BE-së e nga ShBA-ja si një fuqi destabilizuese në rajonin tonë.

Ai tha se në Kosovë është një dëshirë për ta përmendur grupin famëkeq rus, Wagner, por shtoi se Kosova është duke i vendosur në situata jo të lakmueshme serbët e veriut.

“Rusia nuk konsiderohet nga shtetet e BE-së e nga ShBA-ja si një fuqi destabilizuese këtij pari. Kemi qejf ta përmendim Wagnerin në Mitrovicë të Veriut, por unë e kam të paqartë se kush janë qytetarët serbë në veri që nuk janë instrumente të politikës së Serbisë. Veprimet tona nuk iu krijon atyre rrethana pozitive për të avokuar për integrim”, është shprehur Sejdiu.

Më tej, ai tha se serbët në veri janë peng të dialogut dhe se dikush duhet t’i pranojë marrëveshjet e kaluara në mënyrë që të ecet përpara.

“Ne e shohim një bote tonën prej këtu dhe nuk e marrim parasysh qytetarin atje. Ata janë peng të dialogut. Dikush mund ta ketë një guxim e ta pranojë një të vërtetë të madhe që janë disa marrëveshje që duhet t’i zbatojmë e të ecim përpara me marrëveshje e jo në ballafaqim me Vuciqin”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat