Hajdari-Reçicës: E kam ndal klientelën tuaj në MINT

Aktuale

Hajdari-Reçicës: E kam ndal klientelën tuaj në MINT

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:20
Elmi Reçica dhe Rozeta Hajdari

Në seancën e sotme plenare po vazhdon debati për gjendjen në ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. E gjatë debatit, Elmi Reçica nga PDK vazhdoi të kërkojë dorëheqjen e ministres së këtj dikasteri, Rozeta Hajdari, por kjo e fundit ia ktheu deputetit të PDK-së, duke i thënë se e ka hequr klientelën e tyre në MINT.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit vazhdoi të flasë për skandalet e parashtruara edhe nga kolegët e tij për ministrinë e Industrisë.

Ai kërkoi dorëheqjen e Hajdari me qëllim që të lirohet parlamenti dhe vetë ajo.

Reçica: Jep dorëheqje e shko në shtëpi

“Jep dorëheqje, sepse po ta kujtoj një fjalë shpesh është herë është shumë e lehtë me hy dikund, mirëpo është shumë problem me dal, po më duket se ti e ke shumë problem me dal dhe me dhënë dorëheqje. Ministre, shko në shtëpi dhe liroje edhe këtë parlament edhe veten”, ishte kërkesa e Reçicës.

E pas kësaj kërkese, ministrja Rozeta Hajdari iu kthye deputetit të PDK-së duke i thënë se e ka ndalur klientelën e tyre në ministrinë që e udhëheq ajo.

Hajdari: Unë kam ndal klientelën tuaj në ministrinë e Industrisë

“Ne e kemi gjetur rezervën shtetërore të vjedhur nga qeverisja juaj në kohë krize globale kur filloi lufta në Ukrainë ne e kishim në greminë rezervën shtetërore…Unë kam ndal klientelen tuaj në ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë“, tha ajo.

Në seancën e sotme plenare, PDK paraqiti rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjatë qeverisjes dyvjeçare. Përmes kësaj rezolute po kërkohet shkarkimi i ministres Hajdari. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që kjo rezolutë të tërhiqet nga PDK pasi nuk ka bazë kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat